Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli në Skënderaj: Bashkë do t’i sjellim edhe më shumë transformime Drenicës dhe Kosovës

Skënderaj dhe Drenica e ka formuar, zhvilluar dhe forcuar Partinë Demokratike të Kosovës. PDK do të mbetet gjithmonë, si adresa e vetme dhe më e mirë për qytetarët e Skënderajt.


Kështu tha ndër të tjera, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në hapje të zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skënderaj.

Ai tha se zgjedhjet në PDK janë një reformë që do ta transformojnë edhe Kosovën, ashtu siç kanë ndodhur edhe më herët transformime në Kosovë, me qeverisjen e PDK-së.

“Zgjedhjet në PDK nuk janë garë mes nesh. Por janë zhvillim, reformim dhe integrime sepse vetëm PDK është garanci e këtyre”, tha kryetari Veseli.

Ai shtoi se me “Dekadën e Re” do të ketë një fokus të veçantë në ekonomi, në politika që zhvillojnë sektorin privat, për të hapur vende të reja pune, prodhim dhe inovacion.

Veseli theksoi se në Skënderaj, me qeverisjen e PDK-së dhe kryetarit Lushtaku, ka pasur ndryshime të mëdha dhe banorët e kësaj ane e dinë se PDK është subjekti që i sjellë ndryshimet e mëdha.

Edhe Veseli në Skenderaj: Në pushtetin e PDK-së nuk është investuar vetëm në Drenicë Zgjedhjet 2019 Veseli në Skenderaj: Në pushtetin e PDK-së nuk është investuar vetëm në Drenicë

“Andaj, të bashkuar do të vazhdojmë për të çuar Kosovën përpara”, tha Veseli.

Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, tha se do të ketë një garë shumë të hapur dhe do të shtohen idetë dhe kuadrot e reja qe do ta zhvillojnë edhe më shumë qytetin e Skënderajt dhe Kosovën.