Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka akuzuar opozitën për mosorganizim të protestave kundër gjuhës së përdorur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhjetë ditë më parë, gjatë vizitës në liqenin e Ujmanit, raporotn KTV.
Ai ka thënë se një proteste të tillë do t’i bashkohej edhe ai.
Për protestën e 29 shtatorit të thirrur nga Vetëvendosje ka folur edhe shefi i deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi.
Ky i fundit ka kërkuar të mos merret seriozisht protesta e thirrur nga Vetëvendosje, derisa LDK-ja thotë se ata kanë fuqi të parandalojnë veprime, sipas tyre antikushtetuese, brenda Kuvendit, e nëse i vjen radha protestës, atëherë ata do ta thirrin vetë.
Këto deklarime u bënë pas mbledhjes së kryesisë, e cila ka caktuar për të enjten të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për të votuar disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë dy të tretat e deputetëve.
Edhe
Kurti paralajmëron takime për presidentin, opozita e akuzon për ngërçin politik
Ndërkohë, pas kësaj, do të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë javën e kaluar që dështoi në mungesë kuorumi.
Por, LDK-ja dhe Vetëvendosje do ta vazhdojnë bojkotin ndaj seancave të rregullta, madje Avdullah Hoti i LDK-së ka paralajmëruar se seancat e radhës do të mbahen për ta votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, e vendit t’i hapet rruga drejtë zgjedhjeve të parakohshme.