Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri do të procedohet në Kuvend duke respektuar të gjitha procedurat.
Në një postim në Facebook, Vesli ka shkruar se Kosova me ushtri ka nevojë për formësimin e identitetit të saj shtetëror.
“Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, të cilin e pranova sot, do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës duke respektuar të gjitha procedurat. Kosova ka nevojë për rrumbullakimin dhe formësimin e identitetit të saj shtetëror. Me Ushtri, ne do t’i kontribuojmë paqes në rajon”, ka shkruar Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli: Me Ushtrinë e Kosovës jo vetëm që konsumojmë, por edhe i kontribuojmë paqes në rajon
-
Veseli nënshkruan ligjet për Ushtrinë
-
Veseli për “Aljazeera”: Ushtria jonë do ta forcojë paqen në rajon
-
Veseli: Nga sot fillon një epokë e re për Kosovën
-
Veseli nga Pentagoni: Ushtria e Kosovës partnere e SHBA-së dhe forcë e paqes