Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar grevën e minatorëve të Trepçës në vitin 1989.
Me anë të një postimi në Facebook, Veseli ka shkruar se zëri i minatorëve është kthyer në lëvizje gjithëpopullore kundër agresionit të Serbisë.
Postimi i Veselit në Facebook:
Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. 29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim. Rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme.
Artikuj të ngjashëm
-
37 vjet nga greva e minatorëve, Osmani: Ata u shndërruan në simbol të guximit
-
“Dalja n’dritë” me minatorët që shkundën themelet e ish-Jugosllavisë
-
Kurti nga Vushtria premton rritje të shtesave, flet për bllokadën politike
-
OVL e UÇK-së thërret qytetarët të mblidhen para stacionit të Policisë ku pritet të intervistohet Lushtaku
- 1 Maji