Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka kujtuar 20 vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj.
Me një shkrim në Facebook ai ka thënë se kujton njërin nga luftëtarët e parë të UÇK-së.
“Sot, në 20 vjetorin e rënies, nderojmë njërin nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin Luan Haradinaj. Vitet kalojnë, por kujtimi për Luanin dhe mijëra dëshmorë të lirisë është i gjallë dhe i fuqishëm në zemrat tona. Vepra dhe sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Daut Haradinaj thotë se do ta lëshojë mandatin e deputetit
-
OVL e UÇK-së thërret qytetarët të mblidhen para stacionit të Policisë ku pritet të intervistohet Lushtaku
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat