Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot 21 vjetorin e ballafaqimit të parë frontal të UÇK-së me forcat serbe në Rezallë të Re të Skënderajt.
Veseli, i shoqëruar nga kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, kanë vendosur lule tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari i cili edhe ishte prijës i kësaj beteje.
Kreu i PDK-së ka thënë se beteja e UÇK-së në Rezallë të Re hoqi përfundimisht gjitha dilemat rreth luftës çlirimtare dhe kështu shërbeu si paralajmërim i saj.
“21 vite më parë, në Rezallë të Re të Skenderajt ndodhi ballafaqimi i parë frontal i UÇK-së me policinë pushtuese serbe. Ajo betejë hoqi përfundimisht gjitha dilemat rreth luftës sonë çlirimtare dhe kështu shërbeu si paralajmërim i saj. Në nderim të kësaj beteje, me shumë bashkëluftëtarë, nderuam prijësin e kësaj beteje, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. Duke qenë të bashkuar e fituam lirinë. Dhe, të bashkuar do ta zhvillojmë Kosovën dhe do ta bëjmë më të fortë shtetin tonë të pavarur e sovran”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
-
Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së
-
“Simboli i lirisë”, udhëheqësit nderojnë familjen Jashari
-
Prekazi, qendër nderimi e kujtimi për sakrificën e bërë ndër breza për lirinë e shqiptarëve
-
Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë e UÇK-së
-
Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit më 28 nëntor vendoset në Prishtinë