Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli kritikon Qeverinë, thotë se gjendja e jashtëzakonshme “është fakt”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë një konference shtypi ka adresuar kritika ndaj Qeverisë, duke bërë të ditur po ashtu se partia e tij do ta mbështesë dekretin e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Kosovë.

Ai ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme është fakt, pavarësisht formalizimit.

“Si rezultat i deportimit dhe përhapjes së kësaj pandemie, është krijuar gjendja e jashtëzakonshme edhe në shtetin tone”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se është obligim i të gjithëve të veprohet sa më shpejt për kthim në normalitet.

“Kjo është përgjegjësi në rend të parë e Qeverisë, por edhe gjithë neve”.

Edhe Veseli akuzon Qeverinë në detyrë: Po rrezikohet sovraniteti i veriut të Kosovës Arbëri Veseli akuzon Qeverinë në detyrë: Po rrezikohet sovraniteti i veriut të Kosovës

Kryetari i PDK-së ka thënë se masa ekstreme janë të domosdoshme, shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

“Jemi në një situatë kur banorët e Vitisë, Klinës, Malishevës janë të izoluar në karantinë, përderisa edhe në Podujevë dhe në kryeqendrën e Republikës sonë ka të prekur por kujdesi për këto komuna nuk është ai i duhuri dhe mbështetja nuk është e mjaftueshme. Rrjedhimisht, përballimi i tyre me këtë gjendje është i vështirë”, ka thënë ai.