Kadri Veseli në takime të ndara me ambasadorët e huaj në Prishtinë, i ka siguruar ata se Kosova shumë shpejt do t’i krijojë institucionet e reja.
“Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.
“Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë. Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”.
Artikuj të ngjashëm