Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar SHBA-të me rastin e festimit të 242 vjetorit të pavarësisë.
Veseli përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se Amerika ka qenë që nga themelimi sinonim i ëndrrës për liri.
“Të gjithë qytetarëve amerikanë, që shërbejnë aktualisht në Republikën e Kosovës, qeverisë dhe popullit amerikan, urime 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i tyre, kanë qenë sinonim i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh në botë i demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe i paqes e sigurisë globale”, ka shkruar kreu i PDK-së, përcjell KosovaPress.
Në fund ai ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë që, si në të kaluarën, edhe sot, e gëzojnë mbështetjen e kombit të madh amerikan.