Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Zagreb, në shënimin e festës për 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq dhe shumë personalitete tjera të shtetit kroat dhe kori diplomatik i akredituar në Kroaci.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli tha se Kosova është shtet krenar me të kaluarën dhe i përkushtuar në rrugëtimin për të ardhmen drejt BE-së dhe kultivimit të miqësisë me SHBA-në.
Veseli, siç njofton komunikata, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përfshirë personalitete të njohura kroate, por edhe të gjitha vendet e botës që ndihmuan në krijimin e shtetit të Kosovës.
“Kanë ndihmuar një mik të mirë dhe partner të sigurt. Kosova do të jetë gjithherë përkrah tyre, në proceset demokratike, në ruajtjen e paqes dhe stabilitet, në kultivimin e fqinjësisë të mirë”, theksoi ai.
Edhe
Veseli: Në zgjedhje duhet vendosur nëse Kosova do të forcojë marrëdhëniet me aleatët apo do t’i trajtojë si armiq
Duke iu drejtuar bashkatdhetarëve në Kroaci, Veseli tha se ata duhet të jenë krenarë për kombin dhe shtetin të cilit i takojnë, por njëkohësisht të punojnë edhe më denjësisht për të ardhmen.
“Jemi krenarë me ju për atë çfarë bëni në Kroaci, por njëkohësisht ju bëj thirrje të mos e harroni vendin dhe shtëpinë tuaj, e ajo është Republika e Kosovës”, tha Veseli.
-
Veseli merr mbështetje nga Kroacia për Kosovën
-
Fjalimi i Veselit për Pavarësinë e Kosovës, “Të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë”
-
Veseli në Pragë: Me marrëveshjen finale me Serbinë Kosova do ta ketë vendin në OKB, NATO e BE
-
Veseli: Kosova dhe Kroacia do thellojnë partneritetin në të gjitha fushat