Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave të sulmit në New York.
Këtë akt ai e ka cilësuar si qyqar e antinjerëzor.
“I tronditur nga sulmi terrorist në New York. Shpreh solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin amerikan, pas këtij akti qyqar e antinjerëzor. Kosova është përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli në Facebook.
BBC raporton se tetë persona u vranë dhe 11 u plagosën kur shoferi i kamionit kaloi një vendkalim çiklistësh në autostradën “West Side” duke goditur njerëz të shumtë në Lower Manhattan. Në mes të vdekurve janë edhe pesë argjentinas.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli ngushëllon familjet e viktimave për sulmin në SHBA
-
Edhe Veseli përkujton viktimat e 11 shtatorit
-
Konjufca: Të tronditur nga lajmi për sulmin e armatosur në Amerikë
-
Veseli thotë se Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Turqisë pas tërmetit
-
Veseli dënon sulmin iranian: “Kosova qëndron përkrah SHBA-së”