Në 16 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën mijëra njerëz, ndër ta tre shqiptar, pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes Facebook-ut ka përkujtuar ata.
Ka thënë se Kosova është përkrah popullit amerikan, dhe se viktimat që humbën jetën atje, kurrë nuk do të harrohen.
Postimi i Veselit:
Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemrën e lirisë dhe demokracisë, Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha, ashtu siç është palëkundshëm mbështetëse e luftës kundër terrorizmit.
-
Krasniqi: Frontit të përbashkët global kundër terrorizimit i është bashkuar edhe Kosova
-
Kosova kujton sulmet e 11 Shtatorit
-
Veseli kujton 11 shtatorin: Terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin
-
Veseli ngushëllon familjet e viktimave për sulmin në SHBA
-
Kosova përkujton viktimat e 11 Shtatorit në SHBA