Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: KFOR-i më meritori për ngritjen profesionale të FSK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo të cilin e falënderoi për rolin dhe kontributin e madh të misionit të KFOR-it në Kosovë, jo vetëm gjatë udhëheqjes së tij, por që nga viti 1999.

Veseli tha se falë kësaj prezence të NATO-s, Kosova ka arritur të ndërtohet dhe konsolidohet si një vend i sigurt, stabil dhe i pacenueshëm, duke u kthyer madje në një prodhues të stabilitetit rajonal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veseli shtoi po ashtu se një pjesë e konsiderueshme e meritës për ngritjen e kapaciteteve të plota dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i atribuohet KFOR-it, si një nga mbështetësit kryesor të saj.

Gjenerali Fungo, i cili ka përfunduar detyrën e tij në krye të misionit të KFOR-it në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e shkëlqyer që institucionet e Kosovës i kanë ofruar KFOR-t, në funksion të misionit të përbashkët për një krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mirëkuptues midis të gjitha komuniteteve.