Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet t’i prishë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, Kosova duhet të angazhohet që ta mbajë bazën e Bondsteel, por edhe të bëhet atraktive për investitorët amerikanë.
Ai para gazetarëve tha se duhet të ketë një vendim të përbashkët rreth kërkesave amerikane, të cilat i kanë bërë dy zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, dhe drejtori për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley.
Duke mospërmendur emra, Veseli ka thënë se askush në Kosovë nuk guxon të mbajë qëndrime të ashpra ndaj Amerikës vetëm për konsum të brendshëm.
Veseli ka treguar se dy amerikanët nuk i ka takuar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, pasi ata i ka takuar kur ka qëndruar herën e fundit në SHBA.
-
Veseli në SHBA flet për të ardhmen e ushtrisë dhe çështjet tregtare
-
Veseli: Çdo qeveri mund të bjerë nëse rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e “Bondsteel-it”
-
Veseli i quan të çoroditura deklarimet se SHBA-ja mund të bëjë veprime me rrezik për Kosovën
-
Veseli thotë se qytetarët duhet të zgjedhin mes PDK-së me Amerikën ose një koalicioni të korrupsionit
-
Veseli thotë se korrupsioni ka dëmtuar raportet e Kosovës me SHBA-në e BE-në