Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka pranuar të flasë në lidhje me konkursin për noterë, të cilin e kanë kaluar anëtarë të partisë së tij, familjarë të tyre, por edhe një anëtar i familjes së tij.
Në konferencën për media ku prezantoi Muzaher Shalën si ministër të ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Veseli nuk i është përgjigjur pyetjes së KTV-së për konkursin për noterë.
Derisa foli për ministrin e ri, Veseli tha se do ta vazhdojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Emërimi i Myzaferit dërgon mesazhin se ne në dekadën e re u japim hapësirën njerëzve të rinj dhe premtues. PDK është e vetmja që jep mundësi reale për të rinjtë. Do të vazhdojmë luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Do ta udhëheqim Kosovën suksesshëm në dekadën e re”, ka thënë ai.
-
Veseli nuk flet për provimin për noterë
-
Shoqëria civile thotë se PAN-i e ka kapur edhe sektorin joqeveritar
-
Ambasadori gjerman përshëndet deklaratën e Veselit për ‘ngrirjen e emërimeve të noterëve të rinj’
-
Veseli: Me PDK-në mësimdhënësit do të kenë dinjitet
-
Veseli-Mustafës: Nuk t’i kemi dërguar ne 72 lëndë për korrupsion në Prokurori