Dy krerët e kuvendeve, i Kosovës dhe i Shqipërisë, Kadri Veseli dhe Gramoz Ruçi,pas takimit midis tyre kanë zhvilluar sot një konferencë për shtyp, ku kanë folur mbi dialogun Serbi-Kosovë.
Në fjalën e tij, kryeparlamentari Ruçi i ka kërkuar faktorëve politikë në Kosovë që të jenë bashkuar dhe të lënë pas krahëve luftën për pushtet.

Tema e dialogut Kosovë-Serbi. Shqipëria do të jetë mbështetëse pa rezerva, gjithmonë e ndërmjetësuar nga BE. Më tej për të vazhduar rrugën në OKB që e kemi ëndërr të gjithë në BE. Ne ndjekim me vëmendja maksimale procesin e dialogut. Nxisim njohjet e ndërsjella Kosovë-Serbi. Marrëveshja e mundshme të jetë në interes të Kosovës dhe rajonit. Qytetarët e Kosovës, arritën pavarësinë që është një gur themeli. Kjo është rruga e vetme për të vendosur stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Të gjitha forcat politike të jenë unike, pasi ka shumë çështje që i ndajnë për pushtet, por këtu bëhet fjalë për sovranitetin e Kosovës, ka thënë Ruçi.
I të njëjtit mendim ka qenë edhe Veseli, i cili ka thënë se Kosova është e vendosur për të vazhduar rrugën e saj drejt BE-së dhe se, siç është shprehur ai, asnjë deklaratë e Vuçiqit nuk e dëmton më shumë se mungesa e unitetit.
Kosova ka shtetin e vet të pavarur dhe sovran. Kosova promovon të drejtat e komuniteteve më mirë së çdo shtet europian. Jemi duke shkuar me vendosmëri për të siguruar një vend në karriget e Kombeve të Bashkuara. Jemi krenarë se kemi një aleat të përjetshëm si SHBA-të. Ajo që e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit. Vuçiq nuk mund të dëmtojë shtetësinë dhe sovranitetin me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk dëmton më shumë se mungesa e unitetit. Duam anëtarësim në OKB. Ne e kemi propozuar Limajn si negociator që të kemi një koncetrues mes pozitës dhe opozitës. Pretendimet serbe mos i vendosni në realitetin tonë. Shtetësia jonë është e panegociueshme për aq sa është edhe territori, është shprehur Veseli.
-
Pak gjasa që skena politike në vend të unifikohet
-
Veseli alarmon se çarja e skenës politike në vend rrezikon humbjen e përkrahjes nga SHBA-ja e BE-ja
-
Veseli e Meta bëjnë thirrje për unitet politik për dialogun me Serbinë
-
Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi
-
Veseli: Me SHBA-në do ta sigurojmë njohjen nga Serbia dhe ulësen në OKB