Kryetari i PDK-së Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka shkruar për vizitën e tij që mbrëmë ka bërë në fshatin Greme të Ferizajt.
Ai, siç raporton KP, ka thënë se ky fshat është shembull për shpirtin ndërmarrës.
Postimi i Veselit në Facebook:
Populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës. Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja. #FillimiRi, - përfundon postimi.
Artikuj të ngjashëm