Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës njofton se pas pak, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet një konferencë për media.
Para mediave do të flasin Kadri Veseli, i sapozgjedhuri kryetar i Kuvednit në mandatin e tij të dytë, dhe tashmë zyrtarisht i nominuari për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe mandatari për krijimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, sot, mbajnë konferencë për media. Koha: 16:30. Vendi: Holli i Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Portali Koha.net do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje.
Artikuj të ngjashëm