Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë nesër në orën 16:00

Merret vesh se seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re të Kosovës me në krye, Ramush Haradinaj, është paraparë të mbahet të shtunën, në orën 16:00.

Seanca e jashtëzakonshme, me vetëm një pikë është “Zgjedhje a Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Seanca do të mbahet vetëm dy ditë pas zgjedhjes se Kadri Veselit kryetar i Kuvendit, për mandatin e dytë të tij.

Kryesia e Kuvendit është paralajmëruar të mblidhet sot, në orën 15:00.

Artikuj të ngjashëm