Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është në interesin e shtetit që të ratifikohet demarkacioni derisa takimin me presidentin amerikan Donald Trump e ka quajtur si bekim për Kosovën, transmeton Koha.net.
Në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë për aleatë dhe këtë mund ta arrijë duke votuar demarkacionin në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Demarkacioni duhet te kalojë sa më shpejt. Është në interesi tonë. Të bëjmë vëmendje interesit strategjik nacional dhe kemi nevojë për aleatë”, ka thënë Veseli.
“Takimi me Trumpin është takim që i shërben Kosovës. Kam qenë shumë i gëzuar e krenar, si lider i vetëm në Ballkan. Ky ka qenë bekim për Kosovën”, ka shtuar ai.
Veseli ka konfirmuar se të enjten e javës së ardhshme do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës.