Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka uruar Adem Demaçin për ditëlindjen e 81-të, ndërsa thotë se ai është si një nga gurët e themelit të lirisë së Kosovës.
Vesli gjithashtu thotë se ai ka qenë burim frymëzimi për shumë breza, transmeton Koha.net.
“Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri. Që nga burgosja e parë, në vitin 1958, kur ishte vetëm 22 vjeç, ai u bë një nga zërat më të fuqishëm kundër gjendjes së robëruar të popullit tonë nën okupimin jugosllav. Kosova e lirë dhe e pavarur, që po shijojmë sot, të ka ty si një ndër gurët e themelit të saj. Ne të jemi përherë mirënjohës. Ditë të këndshme sot, Baca Adem”, ka shkruar Veseli.
-
Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Flamuri i Kosovës në shtëpinë e Demaçit
-
Veseli: Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan kërkesave fundamentale për liri
-
Kurti: Demaçi njëri ndër personat frymëzues për mua dhe LVV-në
-
Veseli: Kosova është shndërruar faktor në stabilitetin e rajonit
-
Kurti e Osmani e quajnë figurë inspiruese Demaçin