Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 27-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vata, ka bërë nderime pranë shtatores së këtij heroi në qytetin e Suharekës.
Më ketë rast, Veseli ka vendosur një tufë lulesh në kujtim dhe respekt të veprës heroike të Vatës.
Fadil Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ’80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan mbi të në kazamatet jugosllave.