Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli bën thirrje për kujdes në trafik, respektoni rregullat rrugore

Kryeparlamentari, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për kujdes në trafik, pas numrit të madh të aksidenteve me fatalitet.

Që nga janari i këtij viti sipas Policisë 52 persona kanë humbur jetën në trafik, transmeton Koha.net.

“Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari i vitit 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar. Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore. Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur”, ka shkruar Veseli në Facebook.