Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Bajramin tjetër të fillojë ndërtimi i xhamisë te Ura e Ibrit

[11:30] Në emër te Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si dhe të Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli uroi festën e Kurban Bajramit.

"Urime te gjithë shqiptarëve. Paqe, dashuri, e solidaritet mes veti edhe më shumë. Falënderoj gjithë imamët qe po përçojnë mesazhin e drejtë për kombin, fenë dhe humanizmin i cili i duhet shtetit tonë, kombit dhe gjithë njerëzimit. Jemi popull solidar qe mirëkupton çdo qenie të ndryshme nga ne", tha ai.

Veseli ndër të tjera tha se e ndjen obligim ndërtimin e xhamisë te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

"Bajramin tjetër dhashë Zoti në Mitrovicë në pjesën veriore duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë te ura e Ibrit. E kemi obligim duhet ta ndërtojmë bashkërisht. ", tha ai, përcjell KosovaPress.

Kreu i PDK-së po ashtu përgëzoi myftiun Naim Tërnava për mesazhet qe ka dhënë sot, duke shtuar se të gjithë duhet drejtuar nga paqja.

Edhe Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike Arbëri Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike

"Disa që janë mbush mllef e inat le ta lenë atë kohën e Serbisë dhe te orientohen nga paqja, mirëkuptimi e dashuria, si dhe shteti i pavarur e sovran qe nuk guxon askush ta prek e cenojë", u shpreh Veseli.


Thaçi: Kosova është dhe do të mbetet tolerante ndaj besimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i pari qe u prit sot për nder të festës së Bajramit të Vogël nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), dhe Myftiu i saj, Naim Tërnava.

Thaçi uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke thënë se Kosova është dhe do të mbetet tolerante mes besimeve.

“Është kënaqësi e veçantë te jem përsëri në Bashkësinë Islame dhe të uroj festën e Kurban Bajramit. Sot është festë e mirëkuptimit, solidaritetit, vizitave të ndërsjella. Uroj të ketë sa më tepër harmoni mes njerëzve. Kosova ka qenë , është dhe do të mbetët tolerante mes besimeve. Roli i Bashkësisë Islame ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Uroj të ketë gëzime në çdo familje kosovare e shqiptare”, tha Thaçi.

Edhe Iniciohet rindërtimi i xhamisë tek ura e Ibrit Arbëri Iniciohet rindërtimi i xhamisë tek ura e Ibrit
Image

“Kjo ndjenjë e solidaritetit na shoqëroftë bashkë për ato që na presin përpara”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Bashkësisë Islame të Kosovës për nder të Bajramit të Vogël.

Pritja e BIK-ut do të zgjasë deri në orën 12:00, ndërkohë që këtë institucion pritet ta vizitojnë edhe krerët e tjerë institucional.