Nënkryetari i Komunës së Junikut, Besart Tofaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, shkaku i vërshimeve në këtë komunë.
Tafaj në një postim në Facebook, të cilin e ka përcjellë edhe me video, ka thënë se reshjet e shiut kanë bërë që niveli i lumit Erenik të rritet, e të rrezikojë të dalë nga shtrati.
“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni zjarrfikësit (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka njoftuar Tofaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Sitnica del nga shtrati
-
Evokuohen disa familje në Gjakovë
-
Vërshime në disa pjesë të Kosovës, apelohet për kujdes
-
Në Shtime u shpall gjendje emergjente shkaku i përmbytjeve, gjendje e rënduar u raportua edhe në disa komuna
-
Reshje shiu edhe ditëve në vijim, IHMK-ja paralajmëron vërshime në disa zona në Kosovë