Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veriu proteston për rrugët me emra shqip në Suhodoll të jugut

Mitrovicë, 1 mars - Në Suhodoll të Mitrovicës, ku, sipas medieve serbe, jetojnë 70 familje serbe, komuna jugore e Mitrovicës ka vendosur tabelat me emra shqip të rrugëve. Ky fshat territorialisht i përket Mitrovicës jugore, por kryetari i asaj veriore ka shfaqur shqetësimin dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë një gjë të tillë, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, transmeton Koha.net.

Rrugët e banuara nga serbë tash kanë emra personalitetesh shqiptare, reagojnë zyrtarë serbë të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i fshatit Suhodoll, Miqo Kragoviq, i tha Tanjugut se ky veprim ka shkaktuar shqetësime ndër vendës, ndërsa rreth këtij rasti ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, i cili ka deklaruar se nuk do të tolerohen aksionet e njëanshme.

“Pas marrjes së informatave nga organe kompetente dhe përfaqësues të fshatit Suhodoll mbi emërimin e kundërligjshëm të rrugëve në këtë fshat, kam zhvilluar mbledhje urgjente me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, ambasadave të rëndësishme në Kosovë si dhe me ministritë kompetente”, ka njoftuar Rakiq.

Sipas komunikatës nga kabineti i tij ata gjatë bisedave janë pajtuar se aksionet e tilla të njëanshme të komunës së Mitrovicës jugore nuk janë të ligjshme dhe nuk mbështeten nga ministri relevante dhe nuk i kontribuojnë bashkëjetesës normale të serbëve e të shqiptarëve në Suhodoll.

“Në lidhje me këtë, ministritë kompetente qysh sot do të bëjnë presion në organet e Komunës së Mitrovicës jugore që të ndërpresin aktivitetet e tilla”, vazhdon komunikata e Komunës së Mitrovicës veriore.

“Aksionet e njëanshme nën velin e territ të natës nuk do t;i tolerojmë. Rikujtoj se komunat veriore e jugore të Mitrovicës nuk kanë nënshkruar memorandum për kufijtë mes tyre, prandaj veprimet e tilla janë jolegale dhe të papranueshme, dhe unë i dënojë rreptësisht”, thuhet në komunikatë.

Kufizimi midis pjesës jugore e veriore të Mitrovicës ende nuk është kryer ndërsa afati i fundit për zgjidhjen e këtij problemi ka qenë 14 tetori i vitit 2016, rikujtojnë mediet serbe.

Memorandumi për mirëkuptim ndërmjet kryetarëve të Mitrovicës së jugut dhe asaj veriore nuk është nënshkruar meqë që dy pohojnë se ky fshat në pikëpamje kadastrale u takon komunave që drejtojnë.

Për kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, çështja e kufizimit të Mitrovicës është “punë e kryer” e zgjidhur me Planin e Ahtisaarit për të cilin nuk mund të diskutohet dhe sipas të cilit shtëpitë e serbëve nga Suhodolli në pikëpamje kadastrale i përkasin komunës që ai drejton.

Sipas këtij interpretimi shtëpitë e serbëve nga aspekti kadastral janë në Mitrovicën jugore, ndërsa pronat të cilat po ashtu janë në pronësi të tyre në Mitrovicën e veriut, shkruan shtypi serb, transmeton Koha.net.