Verifikimi i statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë pritet të fillojë pas rreth tre muajve.
Kjo pasi që Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim për formimin e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, shkruan sot Koha Ditore.
Nëntë anëtarët e këtij Komisioni do t’i nënshtrohet një trajnimi që pritet të zgjasë tre muaj.
Pas kësaj periudhe do të fillojë verifikimi i aplikacioneve të personave për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës në Kosovë.
Trajnimi i anëtarëve të Komisionit, sipas sekretarit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Izedin Bytyqi, pritet të fillojë brenda pak ditëve. Sa i përket fillimit të aplikimit, Byqyqi ka thënë se ai ka shanse të fillojë para përfundimit të trajnimit të anëtarëve të Komisionit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shtyhet deri në maj të 2027-s afati për aplikim për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Dhuna seksuale gjatë luftës, 1.650 personave u është njohur statusi i viktimës
-
Rifillon procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Afati i aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës pritet të zgjatet edhe dy vjet
-
Kërkohet shtyrja e afatit për aplikim për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës