Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për mos prezencën e disa ministrave në seancën e Kuvendit, duke i paralajmëruar se kjo është vërejtja e tij e fundit.
Reagimi i tij erdhi pas pyetjes së Ganimete Musliut për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili nuk është prezent në seancën e sotme, transmeton Koha.net.
“Edhe unë nuk jam i kënaqur për mos prezencën e Ismajlit në Kuvend. Më parë iu kam tërhequr vëmendjen të gjithë ministrave se duhet të jenë prezent në seancat që janë për ta, dhe kjo është vërejtja ime e fundit. Këtë iu kam thënë edhe në Qeveri”, ka thënë Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj kërkon nga ministrat që të marrin pjesë në seancë të Kuvendit
-
Haradinaj paralajmëroi, por nuk i ndëshkoi ministrat ‘joseriozë’
-
Haradinaj: Shumë turizëm, dje tre ministra në Paris
-
Mungojnë shumica e ministrave, opozita e kritikon Qeverinë
-
Haradinaj e konsideron sinjal pozitiv prezencën e opozitës në Kuvend