Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me të ardhur në qeveri ka pasur vërejtje për ministrat e tij të cilët kanë munguar në seancë.
"Nëse një ministër nuk është në seancë, është mirë t’ia shkruajë një shkresë sekretarit të parlamentit dhe është mirë ta njoftojë edhe kryeministrin. Dje i kemi pasur tre ministra në Paris, pak si tepër ky turizëm, duhet ta vëmë mendjen pak, duhet të merremi ë vesh ku po shkojmë, pse po shkojmë. S’ka logjikë si rasti i djeshëm në parlament. Në parlament nuk ka nevojë të rrijë qeveria gjithë ditën. Por nëse nuk gjendesh kur është tema jote, është jo serioze. Unë i kam ngarkuar 4 apo 5 vetë, një këshilltar i juaj duhet të jetë në seancë, nga stafi apo dikush. Dërgojeni dikë që e përcjell seancën, të rrijë dikush i yti aty, nëse i ke pesë këshilltarë, e çoje një të rrijë", transmeton kp të ketë thënë ai.
-
Haradinaj kërkon nga ministrat që të marrin pjesë në seancë të Kuvendit
-
Dështon mbledhja e Qeverisë, Haradinaj kërcënon ministrat me shkarkim
-
Vërejtja e fundit e Haradinajt për ministrat që nuk vijnë në Kuvend
-
Haradinaj siguron praninë në seancën e Kuvendit nëse diskutohet programi i Qeverisë
-
Kryeministria: Haradinaj deshi të takohej me Kurtin në 9:00, qëndroi tre minuta në holl dhe u largua