Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vera sivjet sjell stuhi

Të gjithë mezi po prisni verën, të nisni pushimet për të çlodhur paksa nga ditët e lodhshme të punës.

Por harrojeni vetën e nxehtë me shumë diell. Gjatë stinës së verës pjesa e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, do të përjetojnë një periudhë të gjatë të nxehtësisë të shoqëruar me stuhi. Të paktën kështu bën të ditur “AccuWeather”, ku sipas saj qytetet si Roma, Napoli, Tirana dhe Sofja do të goditen nga një stuhi e madhe që mund të shkaktojë përmbytje dhe rrezik për jetën.

Temperaturat do të jenë mesatare në këto shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. Stuhitë do të shoqërohen nga shiu dhe erëra të forta.

Ndërkohë situata paraqitet krejt ndryshe në Britani të Madhe, veriperëndim të Francës, Belgjikë dhe Holandë, ku temperaturat priten të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.