Vera Ora, nëna e yllit botëror Rita Ora, nesër nga ora 16:30 do të jetë pjesë e emisionit “Express” në Kohavision, në një intervistë ekskluzive për televizionet kosovare.
Vera do të flasë për angazhimin e saj në luftën kundër koronavirusit, si pjesë e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë në Britani të Madhe dhe do të rrëfejë sesi po i kalon ditët e izolimit ylli i muzikës, Rita Ora.
Vera Ora, kohëve të fundit u bë kryelajm në mediat botërore, pasi Rita e quajti atë superheroinë që po ndihmon në këtë kohë të pandemisë.
Ndiqeni intervistën ekskluzive të Vera Orës, të premten, në orën 16:30.