Posterë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe ish-emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, janë vendosur në shesh të Prishtinës të martën.
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, është mbishkrimi në fotografinë e Trumpit dhe Grenellit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të siguruar rikthimin në postin e presidentit. Detyrën do ta marrë në janar.
Grenelli ka qenë figurë kyçe e administratës së parë të Trumpit për rajonin e Ballkanit, pasi ishte emëruar emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai kishte negociuar marrëveshjen që tani njihet si Marrëveshja e Washingtonit për normalizim ekonomik. Gjatë mandatit, Grenelli ka pasur përplasje e akuza me Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Në mandatin e parë të Qeverisë Kurti, LDK-ja doli nga koalicioni që e kishte me LVV-në, nën arsyen për prishje raportesh me SHBA-në. Atëkohë, Kurti refuzoi kërkesën e Grenellit për një marrëveshje me Serbinë. Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kryeministër u bë Avdullah Hoti, i cili pranoi ta firmosë një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por e cila nuk ka gjetur zbatim.