Vendimi i Presidentit maqedonas, Gjogje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin koalicionit që ka shumicën parlamentare në parlament, vë në pikëpyetje fatin e demokracisë në këtë shtet, ka thënë kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.
“Po ashtu deklaratat e tij të papërgjegjshme kundër të drejtave të shqiptarëve, të cilët kanë status shtetformues, janë duke kërcënuar harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin politik në Maqedoni e më gjerë”, ka thënë Cungu, përcjell ksp.
“Prandaj ne kërkojmë nga gjithë faktori shqiptar dhe ai ndërkombëtar që të angazhohen për të ndalur këtë sulm që po i bëhet sovranitetit popullor dhe të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni”, ka thënë më tutje ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Maqedonisë s’po i pëlqen ideja e shkëmbimit të territoreve në Ballkan
-
Marrëveshja për emrin e Maqedonisë mund të fuqizohet dhe pa firmën e Ivanovit?
-
Institucionet e Maqedonisë në sprovë të re për Marrëveshjen me Greqinë
-
Profesori universitar Spasov: Ivanov po kërcënon paqen
-
Veprimet e presidentit Ivanov, pengesë e proceseve demokratike