Presidenti Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedhë nëse do të nënshkruajë ose jo ligjin për gjuhët, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend. Kështu vlerëson profesori universitar Gjorgje Spasov, derisa komentoi deklaratën e presidentit Ivanov se nuk do të nënshkruajë dekretin për Ligjin e gjuhëve, transmeton Alsat-m.
“Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedhë nëse do të nënshkruajë ose jo ligjin, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend. Me këtë veprim, Ivanov po e zhyt vendin në destabilitet, po kërcënon paqen dhe po nxit konflikte. Ai duhet për këtë të përgjigjet penalisht”, shkruan midis tjerash Spasov.
Artikuj të ngjashëm