Tarifat për përdoruesit e automjeteve që do të qarkullojnë në Rrugën e Kombit janë më të lartat në Evropë. Por nuk është vetëm çmimi i vendosur i papranueshëm për shfrytëzuesit dhe ekspertët e çështjeve juridike, shkruan sot Koha Ditore.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë se tarifat e larta të vendosura për Rrugën e Kombit mund të ankimohen në Gjykatën Kushtetuese për shkak se, sipas tij, cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion. Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 120 milionë euro taksa nga qarkullimi (507 milionë litra nafte konsum vjetor +TVSH). Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve vitin e kaluar, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit, ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është sa 18 për qind e taksës që u vol më 2016 nga qarkullimi.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Vetëvendosje thotë se plaçkitja në “Rrugën e Kombit” duhet ndalur
-
Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi
-
Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi
-
Agjencitë kërkojnë që taksa për autobus të jetë 5 euro
-
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: Taksa rrugore prej 5 euro është e shtrenjtë