Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet në Kosovë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, është vendosur gjatë mbledhjes korresponduese të 16-të të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të enjten.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të 11 marsit, të marrë për parandalimin e koronavirusit COVID-19, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë)”, shkruan në njoftim.