Pothuajse të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Fushë Kosovës, sistemin e ngrohjes e kanë me thëngjill.
Por, Ministria e Arsimit, me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka marrë vendim për ndalimin e thëngjillit për ngrohje nëpër shkolla, pasi këta të fundit kishin identifikuar që më shumë shkolla ngrohen me thëngjill.
Kalimi nga ngrohja me thëngjill në atë me drunj, ka rënduar buxhetin e kësaj komune, raporton KTV.
Kryetari Burim Berisha, ka thënë përveç që blerja e drunjve do të kushtojë 3 herë më shtrenjtë se thëngjilli, ata do ta kenë të vështirë ngrohjen me drunj.
Edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës e pranojnë që ky ndryshim do të ketë implikime buxhetore, madje të mëdha, por thonë se e mbështesin vendimin e Ministrisë për heqje të thëngjillit, pasi po bëhet për mbrojtje të mjedisit.
Ndërsa, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë se përkundër që thëngjilli është më i lirë në treg, ai konsiderohet si një ndër ndotësit më të mëdhenj.
-
Thëngjilli nuk do të përdoret më për ngrohje në shkolla
-
Ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje në institucionet e arsimit parauniversitar
-
Alternativa e ngrohjes me ndotësit më të mëdhenj të ajrit
-
Në Prishtinë ende ka shkolla që ngrohen me stufa druri
-
Vazhdon shitja ilegale e thëngjillit, Matoshi thotë se s’ka inspektorë të mjaftueshëm