Kuvendi i Kosovës ka vendosur që votimi i të gjitha ligjeve të parapara për votim në seancën e sotme ta bëjë në orën 16:00, raporton KTV .
Një propozim i tillë ka marrë mbështetjen e të gjitha partive.
Në orën 19.00 do të bëhet votimi i dytë .
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se pas orës 16 do të vendoset për votim të fshehtë.
Këto propozime morën mbështetjen e 42 deputetëve, 2 kundër, ndërsa në seancë ishin të pranishëm 77 deputetë.
Një kërkesë e tillë u bë për shkak të mungesës së shpeshtë të deputetëve që po ndikon në mos kalim të pikave të rendit të ditës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi në pushim deri në orën 18
-
Kryesia vendos të vazhdojë seanca në orën 15:00, Veseli thërret deputetët t`i kthehen Kuvendit
-
Veseli propozon orar për seanca, nuk përkrahet nga opozita
-
Veseli propozon orar për seanca, nuk përkrahet nga opozita
-
Kryesia mblidhet në orën 14 për caktimin e vazhdimit të seancës së Kuvendit