Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendet e Quintit përshëndesin zotimin e liderëve se nuk do të shfuqizohet Specialja

Pesë vendet perëndimore, ato që njihen më shumë me emrin vendet e Quintit, sot kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me të cilën kanë përshëndetur zotimet e liderëve të vendit se do të heqin dorë nga përpjekja për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara, raporton KTV.

Me deklarata e përbashkët t e Ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara po ashtu kërkohet që liderët t’i mbajnë fjalët e tyre rreth respektim i Gjykatës Speciale.

Ky është teksti i deklaratës:

“Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politik Kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Europë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia”.