Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot objektin në ndërtim të Administratës Komunale në Podujevë, projekt ky që financohet nga Komisioni Evropian.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se punimet në ndërtimin e objektit të ri kanë hyrë në fazën përfundimtare. Për të përcjellë nga afër punimet, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Komunale, Fatmir Gashi, dhe drejtorin e Urbanizmit Durim Salihu vizituan objektin në ndërtim të Administratës Komunale.
Veliu shprehu pakënaqësi me dinamikën e ngadalshme, por edhe cilësinë e kryerjes së punimeve në këtë objekt, ndërtimi i të cilit po zvarritet me vite të tëra.
Ndërtimi i objektit të Administratës Komunale është projekt që financohet nga Komisioni Evropian. Ndërtimi i objektit ka filluar në vitin 2012, kurse punimet në këtë objekt u përcollën me probleme dhe ndërprerje të vazhdueshme.
-
Administrata komunale e Podujevës bartet në objektin e ri me shtatë vjet vonesë
-
Objekti i administratës së Podujevës s’përfundon as pas tetë vjetësh
-
Komuna e Podujevës diskuton për projektet e 2018-ës
-
Veliu: Stacioni i Policisë në Podujevë do të ngritët nga kategoria B në A
-
Agim Veliu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës