Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka folur për fillimin e funksionimit të Gjykatës Speciale në akademinë përkujtimore të njëzetvjetorit të Betejës së Tabeve të Llapashticës.
Megjithëse e ka quajtur edhe një sfidë për ish-ushtarët e UÇK-së, Veliu është shprehur i sigurt se do të dëshmohet lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke folur për betejën, kryetari i Komunës së Podujevës, nën patronatin e të cilit është mbajtur kjo akademi (në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së), ka thënë se ushtarët e UÇK-së nuk po mbronin vetëm popullatën në këtë betejë e as nuk po luftonin vetëm për Kosovën, por po mbronin një popull të tërë dhe po luftonin për çlirimin e tij.
“Beteja e Tabeve të Llapashticës ishte një shembull shumë i mirë se si të luftohet me një ushtri numerikisht shumë më të madhe dhe po ashtu me një armatim shumë më të sofistikuar...”, është shprehur Agim Veliu, raporton Koha Ditore.
Ndërsa, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se përveç që ndihen mirë ushtarët për këtë betejë, duhet të ndihem mirë edhe nënat e tyre.
Edhe
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
“24 dhjetori festohet si ditë e ringjalljes. Për ne 24 dhjetori është dita e ringjalljes së UÇK-së, e cila i dha një goditje armikut...Kjo dëshmoi që UÇK kishte kapacitete për çlirimin e vendit për të cilën gjë edhe sot duhet t’i gëzohemi kësaj lavdie”, ka thënë Mustafa.
Para kësaj akademie janë bërë homazhe në Kompleksin memorial të dëshmorëve në Penuhë, në lagjen e Kastratëve në Obrançë dhe te lapidari “Tabet e Llapashticës”.
-
Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë
-
OVL e UÇK-së thërret qytetarët të mblidhen para stacionit të Policisë ku pritet të intervistohet Lushtaku
-
Zv.kryeministri, avokatët e familjarë i ish-krerëve të UÇK-së presin lirimin e tyre nga akuzat
-
Në OVL-UÇK e konsiderojnë të vonuar angazhimin e shtetit kundër procesit në Hagë