Prishtinë, 3 tetor – Banorët e lagjes “Velania” në kryeqytet nuk do të mundë të shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik as pas arritjes së kontingjentit të dytë prej 30 autobusëve të rinj, që i ka blerë Komuna e Prishtinës
Përderisa në disa pjesë të kryeqytetit linjat e transportit publik janë dyfishuar, lagjja “Velania” nuk ka përfituar nga ky riorganizim.
Kjo lagje prej vitesh kërkon transport publik, teksa banorët vazhdimisht kanë marrë premtime nga Komuna se do t’iu sigurohen këto shërbime “së shpejti”.
Banorët kanë thënë se mungesa e transportit publik i ka detyruar ata që të bëjnë zgjidhje përmes udhëtimit vetëm me automjete private, dhe kjo ka rritur koston e jetesës së tyre, duke iu imponuar që patjetër familjet të kenë vetura, madje më shumë se një të këtillë.
Ata thonë se udhëtimi me automjete private shumë herë do të ishte i panevojshëm, nëse do të kishte autobus nëpër lagje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
“Velania” në pritje të transportit publik
-
LVV-ja në Prishtinë kërkon tërheqjen e vendimit për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
-
“Trafiku Urban” me datë të re për arritjen e autobusëve të rinj
-
Prishtina dështon në sjelljen e autobusëve të rinj, si shkak bëhet riorganizimi
-
Prishtina e ngarkuar me vetura, transporti publik shihet si zgjidhje