Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vela: Pas festave të fundvitit mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19

Nga e enjtja, në Kosova do të fillojë administrimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Eksperti për menaxhimin e pandemisë në MSH, internisti Driton Vela, ka thënë se Kosova është e përgatitur pasi në stoqë ka mjaftueshëm vaksina dhe pjesa tjetër e menaxhimit i përket ministrisë dhe punës në terren për t’i nxitur qytetarët për ta marrë dozën e tretë.

Ai nuk pret kundërshti nga qytetarët e Kosovës për dozën përforcuese, si në shtetet në botë të cilat kohë pas kohe u shoqëruan me protesta e shpesh edhe në dhunë në kundërshtim të masave anti-COVID dhe vaksinave. Thekson se “nuk ka dilemë” se qytetarët do ta marrin dozën e tretë.

“Ajo që ka ndodhur në gusht e shtator me organizimin e qytetarëve, pres të ndodhë edhe tani sepse nuk ka alternativë tjetër. Sipas grupmoshave shohim që te popullata e re ka numër më të vogël të vaksinuarve dhe aty duhet të punojmë më tepër”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Vela ka thënë se ka ngritje të numrit të të vaksinuarve për shkak edhe të shfaqjes së variantit të ri të virusit, Omicron.

Edhe Vitia paralajmëron dozën e tretë të vaksinave anti-COVID në Kosovë Arbëri Vitia paralajmëron dozën e tretë të vaksinave anti-COVID në Kosovë

“Kemi ngritje të numrave në krahasim me para një muaji, por ende nuk jemi te numrat e kënaqshëm”.

Vela tregoi se kur ka pasur numër rekord të të vaksinuarve në vend.

“Kemi parë që kapacitete e Kosovës janë impresive sepse ka pasur ditë e javë që kemi arritur mbi 20 mijë doza të administruara gjatë ditës, madje në gusht-shtator kemi qenë rekord sa i përket numrit mesatar të vaksinave të administruara”.

Sipas Velës, faktor që ka ndikuar në dekurajimin e qytetarëve që të vaksinohen kanë qenë deklaratat publike të akterëve politikë.

“Sa i përket skadimit të dozave para disa muajve, janë një seri i faktorëve, duke filluar nga lajmet e rreme rreth mosefikasitetit të vaksinës, lajmeve sikur kjo vaksinë shkakton efekte anësore që nuk është e vërtetë dhe reagimet e pamatura të disa akterëve në skenën politike. Akterë nga parti politike që mund ta shfrytëzojnë momentin e caktuar për të sulmuar një kundërshtar politik. Mendoj se edhe ata janë faktor sepse kur e ke një situatë të tensionuar, nëse ja shtojmë një deklaratë të pamatur të një njeriu nga skena politike kjo vetëm e shton dyshimin”, përfundoi Vela.

Ndërkaq, shtoi se ka ende rrezik që tash në fundvit të ketë ngritje të numrit të rasteve pozitive.

Edhe Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë Arbëri Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë

“Grumbullimi i njerëzve, faktori tash i të ftohtit që njerëzit mblidhen, mund të përhapet më lehtë”, tha ai, duke shtuar se kjo valë e rasteve mund të jetë në fillim të vitit të ri.

“Mund të ndodhë fillimi i vitit të ardhshëm, janari mund të jetë, eventualisht fundi i dhjetorit. Masat e reja për kontrollin e rreptë në kufi janë të duhura.