Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas drejtimit të gishtit nga presidentja Osmani për mosftesën e Kosovës nga SHBA-ja në Samitin e Demokracisë.
Vela ka shkruar në Twitter se tendenca e opozitës për krijimin e narrativit për izolimin e Osmanit është e pabazë.
Sipas tij, që nga prilli, Osmani ka realizuar dhjetëra takime me homologë të saj, ndërkohë që ka pasur komunikim edhe me presidentin Joe Biden, e zëvendëspresidenten Kamala Harris.
“Tendenca e ca figurave opozitare per krijimin e narrativit per gjoja izolimin e Presidentes jane te pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog te saj. Ne raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris. Si rezultat i partneritetit te tille me SHBA-në jane siguruar mbi 500 mije vaksina, eshte percjelle video adresimi personal i Presidentit Biden dhe eshte realizuar strehimi i perkohshem i refugjateve afgane. Te gjitha keto jane realizuar pa shtyer ide per copetimin e Kosoves", ka shkruar Vela.
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
-
Osmani për takimet me liderët botërorë: Diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës
-
Osmani: Aleanca me SHBA-në mbetet boshti i pathyeshëm
-
Osmani: Trump parandaloi përpjekjet e Serbisë për përshkallëzim në Kosovë
-
Osmani: Do të angazhohem me administratën Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë