Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vela: Kryetarët e komunave veriore i tradhtuan qytetarët

Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vela, deklaroi se kryetarët e katër komunave veriore që dhanë dorëheqje nga pozitat, i tradhtuan qytetarët e tyre.

Ai shkroi në Twitter të dielën mbrëma se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, nuk kanë qenë e as nuk do të jenë përfaqësues legjitimë të serbëve.

Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kurrë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve. Vetëm zgjedhjet sipas kushtetutës dhe ligjeve prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim. Kryetarët e 4 bashkive që dhanë dorëheqjen, i tradhtuan qytetarët në ato komuna”, shkroi Vela.

Kryetar komunash, policë, zyrtarë të administratës dhe të gjyqësorit, dhanë dorëheqje që nga e shtuna në veri të vendit, me arsyetimin se Kosova nuk e respektoi Marrëveshjen e Brukselit.