Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka vizituar punimet në projektin për ndërtimin e serave në fshatin Krushë e Madhe, projekt ky i cili është në fazën përfundimtare dhe përmes këtij projekti do të përfitojnë 99 fermerë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Fermerët Duraku dhe Gashi nga fshati Krushë e Madhe përfitues të serave me hapësirë prej 1.5 ari, kanë thënë se, “si përfitues të këtyre serave në njëfarë mënyre kjo është edhe vetëpunësim dhe sigurisht që ne kemi krijuar të ardhura financiare për familjet tona. Në të ardhmen, do të shikojmë mundësin që të zgjerojmë hapësirat me sera pasi që kemi ende nevojë dhe hapësirë të mjaftueshëm, se ku t’i vendosim serat”, transmeton Koha.net.
“Ju dhe të gjithë fermerët tjerë të cilët janë përfitues të serave, jeni meritor për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë. Sigurisht që edhe në të ardhmen do të jeni përfitues të serave, sepse vërtet i meritoni ngase jeni njerëz shumë punëtor dhe punën të cilën ju e bëni, ju kanë lakmi e gjithë Kosova”, ka thënë Vehapi.
-
99 fermerë përfitojnë nga serrat në Krushë të Madhe
-
Nis ndërtimi i 117 serrave për fermerë të komunës së Rahovecit
-
Vehapi viziton punimet në kubëzimin e rrugëve në Krushë të Madhe dhe Brestoc
-
Komuna e Rahovecit po shpërndanë 4572 kontejnerë për amvisëri, grant nga GIZ-i
-
Mitrovica mbështet 50 fermerë me sera