Tetëdhjetë e katër vota i kishin dhënë deputetët e pushtetit për vazhdimin e mandatit të EULEXI-it në qershorin e vitit të shkuar.
Një vit e gjysmë pas, kur kreu i trupit gjykues të EULEX-it doli publikisht duke denoncuar raste të korrupsionit brenda këtij misioni dhe vendimeve politike që ka marrë ky mision, bëri që PDK-ja ta lëshojë sallën plenare, e indinjuar me këtë mision.
Memli Krasniqi, në emër të PDK-së, kërkoi sqarime të detajuara nga EULEX-i në Kosovë për të gjitha pretendimet e kryetarit të trupit gjykues, Malcolm Simmons.
Bashkë me PDK-në nga salla doli edhe shefi i partisë që është kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, e pas tyre edhe AAK-ja e Nisma, përpos Milaim Zekës. Nën udhëheqjen e Aida Dërgutit opozita vazhdoi seancën.
Glauk Konjufca i VV-së, tha se tash kur po afrohet Gjykata Speciale, janë këto reagime të PDK-së, derisa dikur deputetët e VV-së që kundërshtonin EULEX-in e Gjykatën Speciale, tërhiqeshin zvarrë nga policia në Kuvend.
Milaim Zeka tha se krimet e EULEX-it u bënë në bashkëpunim me krerë të PDK-në, ndërsa Naser Rugova riktheu diskutimin për vrasjet e pasluftës.
-
PDK-ja lëshon seancën shkaku i EULEX-it
-
Deputetët e Vetëvendosjes lëshojnë seancën e Kuvendit
-
Opozita kritikon mospjesëmarrjen e pushtetit në seancën e jashtëzakonshme për Policinë
-
PDK-ja kërkon zgjedhje të reja, pushteti insiston se i ka numrat për votimin e ligjeve
-
LDK-ja do të bojkotojë mbledhjet e Kryesisë, së bashku me PDK-në paralajmërojnë veprime të tjera