Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq viktima e pranuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Një viktimë e pretenduar e krimeve të luftës që ishte pranuar në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë gjykimit në Hagë, ka vdekur.

Këtë e ka bërë të ditur trupi gjykues me anë të publikimit të një vendimi në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Aty thuhet se bashkëshortja e viktimës është pranuar të jetë pjesë e procedurave të mëtejshme që do të zhvillohen në Hagë.

“Më 15 shkurt 2023, Trupi Gjykues pranoi kërkesën e V131/06 për të marrë pjesë si viktimë në këtë procedurë. Më 6 qershor 2023, avokati i viktimave njoftoi Panelin për vdekjen e V131/06, dhe paraqiti një kërkesë për të lejuar bashkëshorten e V131/06 të marrë pjesë në procedura. Në mbështetje të këtij interpretimi është neni 22 (3) i ligjit, i cili parashikon se viktimat kanë të drejtën e njoftimit, njohjes dhe dëmshpërblimit. Siç është vënë në dukje nga gjyqtari i procedurës paraprake, e drejta e njohjes kërkon që të njihet dëmi i pësuar nga viktima. Për të garantuar efektivitetin e kësaj të drejte, të afërmit e viktimave të vdekura ose individë të lidhur ngushtë mund të marrin pjesë në vend të tyre nëse plotësohen parametrat specifikë”, thuhet në vendim.

Më tej është bërë e ditur që avokati i viktimave ka dorëzuar certifikatën e vdekjes V131/06, si dhe certifikatën e martesës së V131/06. Çdo dokument ka indikacione të natyrës zyrtare bazuar në letrën e tyre, paraqitjen dhe vulat zyrtare të pranishme në dokumente.

Image