Pas një sëmundjeje të shkurtë, ka ndërruar jetë Riza Muhaxhiri. I ndjeri ishte njëri ndër punëtorët e parë të Kohavisionit.
Ai ishte angazhuar si shofer në televizion, ku për më shumë se një dekadë ka kryer punën e tij me përpikëri dhe profesionalizëm.
Shquhej për urtësinë e tij. Ishte i dëgjueshëm dhe shumë i dashur si për kolegët ashtu edhe për të tjerët.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, prej orës 17:00, në fshatin e tij të lindjes në Rashincë të Shtimes.