Një pacient i prekur me koronavirus, ka vdekur sot në Klinikën Infektive.
Sipas raportit ditor të kësaj Klinike, pacienti 77 vjeçar ishte nga Rahoveci dhe kishte edhe probleme shoqëruese.
Kjo është vdekja e 28-të në Kosovë, si pasojë e COVID-19.
Ndërkaq Klinika bën të ditur se aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitivë.
Siç njoftohet, pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Artikuj të ngjashëm